Home / Politika / Përmbytjet, Nishani mesazh ngushëllimi homologut Ivanov

Përmbytjet, Nishani mesazh ngushëllimi homologut Ivanov

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh homologut maqedonas Gjorgje Ivanov, përmes të cilit i shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e përmbytjeve të ditëve të fundit.

Në mesazhin e tij, Nishani bën me dije se i ka ndjekur nga afër ngjarjet e fundit në lagjet dhe fshatrat e Shkupit dhe shpreh hidhërimin e tij për humbjen e jetëve.

“I nderuar zoti president, i kam ndjekur me shumë shqetësim lajmet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara nga përmbytjet në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Shkupit, nga shtrëngatat dhe shirat e rrëmbyer.

Me hidhërim të thellë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të përmbyturve, juve, qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë. Gjithashtu ju siguroj se në këto momente të vështira unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qeverisë së Maqedonisë.

Uroj në kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë”, thotë Nishani në mesazhin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.