Home / Bota / Amerika / “Trump”-istët shohin ëndrra: Hillary është e sëmurë

“Trump”-istët shohin ëndrra: Hillary është e sëmurë

Kush ka lexuar së paku ndonjë libër historik, e di shumë mirë që Franklin Delano Roosevelt mundi Hitlerin dhe Depresionin e Madh, e madje e ridizenjoi Europën e pasluftës në Yalta nga një karrige me rrota. Në atë kohë nuk kishte televizione dhe shtypi zgjodhi të mos shkelte privatësinë e një presidenti, të fotografuar gjithnjë ulur. Ishin kohë të tjera.

Ndërkohë sot, të gjitha gratë që janë përballur ndonjëherë me shkallë të rrëshqitshme teksa mbanin veshur taka të larta dhe taban lëkure, e dinë shumë mirë që nevojitet tepër kujdes, të çfarëdolloj moshe qofshin.

Kolegët e Hillary Clintonit, tashmë 68-vjeçare, e dinë që gjunjtë e saj mbanin shumë më shumë gjatë kohës së universitetit, por kjo është jeta. Megjithatë, një foto e shpërndarë gjatë natës nga mbështetës të Donald Trumpit, në të cilën shihet Hillary Clinton duke u ngjitur në pak shkallë e ndihmuar nga stafi i saj, të bën përshtypje ndryshe nga të tjerat.

Duke lënë mënjanë të gjithë ngjarjen siç ka ndodhur në realitet, pasi ajo është një foto e 24 shkurtit, kur Clinton rrëshqiti paksa dhe u ndihmua menjëherë nga stafi i saj, tashmë ajo është kthyer në një pretekst për të kritikuar ish-Sekretaren amerikane të Shtetit.

Por a ka kuptim e gjithë zhurma jashtë kontekstit në këtë epokë rrjetesh sociale? Tashmë ka shpërthyer në mënyrë virale tema “Hillary është e sëmurë” dhe, pas epiteteve të stilit homerik për kundërshtarët e tij nga agresori i përhershëm Donald Trump (‘Hillary e korruptuara’, ‘Ted gënjeshtari’ dhe ‘I vogli Marco’), tashmë i vjen radha një tjetër epiteti: “Gjyshja Hillary, shumë e plakur, ndoshta e sëmurë”.

Sot është e kotë të nënvizosh se “gjyshja” Hillary është dy vite më e vogël sesa Trump, i cili sapo ka mbushur 70 vite, apo që mosha mesatare e femrave është më e madhe sesa e meshkujve… Hillary Clinton rrëshqiti edhe në vitin 2009, teksa ngjitej në një automjet në garazhin e Departamentit të Shtetit, ku edhe dëmtoi bërrylin e saj, një tjetër rrëzim që provokoi në atë kohë probleme.

Megjithatë, mjaftojnë këto foto, që pretendimet e “Trumpisti” siç i thonë italianët, apo fansave të Trumpit të shtohen në këtë moment të vështirë, pasi kandidati i tyre ka rrëshqitur ndjeshëm nëpër sondazhe. Në kohën e rrjeteve sociale mjafton një foto e vjetër, e marrë jashtë kontekstit, për të shkaktuar “panik” në “Twitter” apo “Facebook”.

Por a mjafton kjo që Trump të rikthehet në krye të sondazheve përballë Clintonit përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA?

Leave a Reply

Your email address will not be published.