Home / Politika / Nishani: Vendimet e presidencës, duke u bazuar në Kushtetutë

Nishani: Vendimet e presidencës, duke u bazuar në Kushtetutë

Presidenti Nishani zhvillon një takim konsultues me konstitucionalistë dhe ekspertë të jurisprudencës mbi procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Sipas njoftimit zyrtar,  Nishani diskutoi dhe shkëmbeu mendime e pikëpamje mbi procesin ligjor të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes me anë të shortit të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.

Duke i falënderuar pjesëmarrësit për diskutimet e mendimet e vyera si dhe sugjerimet racionale dhe ndihmuese, Kreu i Shtetit ripërsëriti dhe theksoi qëndrimin e Tij se çdo akt ligjor që del nga Institucioni i Presidentit të Republikës bazohet mbi sjelljen institucionale, do të jetë i mirëargumentuar dhe i përgjegjshëm, në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

One comment

  1. Plehu Nishani vendos per te ardhmen e shqipetareve.Turpi shqipetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.