Home / Teknologji / iPhone 7 me 3GB RAM memorie

iPhone 7 me 3GB RAM memorie

Apple po përgatitet të hedhë në treg produktin e saj më të ri: “objektin më të nxehtë të botës së smartfonëve”, iPhone 7, më i avancuari i serive të përdorura deri tani e që po pritet me padurim.

Askush nuk e di me saktësi se çfarë do t’i prezantojë Apple publikut në javën e parë të shtatorit, por sipas faqeve të specializuara të teknologjisë, telefoni i ri iPhone do të ketë 3GB RAM memorie, ndryshe nga herët e kaluara kur ishte 2GB.

Më herët u njoftua se smartfoni i ri do të vijë i fuqizuar edhe nga një chip i gjeneratës së ardhshme të Apple-it, me një procesor më të shpejtë dhe kamera dy lentëshe 8 Megapixel iSight, që ofron përparësi të mëdha, sidomos në realizimin e fotografive edhe në dritë të dobët.

Përmasat do të jenë 67.12 me 138.3 mm, trashësia do të jetë më e vogël se iPhone 6, ndërsa bateria do të jetë 14 përqind më e fuqishme se ato të aparateve të mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.