roze

Lewis takon Ritën

Ai u fotografua duke lënë shtëpinë e saj në orët e vona muajin e kaluar, ndërsa thashethemet për një romancë mes Lewis Hamilton e Rita Orës vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha mediat rozë.

Piloti britanik pa dyshim që ka pasur për të sqaruar disa foto e video që postoi në Snapchat kohët e fundit, ku ai shihet në shoqëri me disa bukuroshe gjatë pushimeve në Karaibe.

Hamilton mbërriti i pari në një lokal nate në Nju Jork, ndërsa Rita hyri pas 10 minutash. Pasi përfunduan, Rita ishte e para që u largua, ndërsa pas 5 minutash doli edhe 31-vjeçari.

Si gjithmonë, Rita dukej shumë bukur dhe plot stil, njëjtë sikurse edhe Hamilton.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button