Home / roze / Ronaldo me një brune misterioze

Ronaldo me një brune misterioze

Pavarësisht një dëmtimi në finalen e Europianit, Cristiano Ronaldo duket se po shijon pushimet e tij. 31-vjeçari po kalon kohë të bukura ne Majami duke marrë rreze e duke u freskuar në pishinë.

Pushimet u bënë edhe më interesante me bukuroshen Casandre Davi, biondja e cila u pa në krahët e Ronaldos. Ditët e fundit ajo ka qenë gjatë gjithë kohës në shoqërimin e yllit të Realit.

Por, të premten, portugezi është parë nën shoqërimin e një bruneje, ndërsa Davi nuk duket gjëkundi.

CR7 është zyrtarisht beqar që prej 18 muajsh, që kur i dha fund romancës me modelen ruse Irina Shayk. Gjatë gjithë kësaj periudhe, për jetën e tij private kanë qarkulluar shumë thashetheme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: