Home / Kosova / Demarkacioni, gaz lotsjellës në Komisionin e Jashtëm

Demarkacioni, gaz lotsjellës në Komisionin e Jashtëm

Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin e Kosovës u mblodh paraditen e së martës, ku në tryezë ishte çështja e shumëdebatuar e shenjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Opozita kundërshton marrëveshjen e demarkacionit të arritur me Podgoricën duke deklaruar se ajo i heq Kosovës mijëra metra katrorë tokë që lihen jashtë kufirit.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes thonë se kjo marrëveshje është antikombëtare dhe kundër interesave të Kosovës.

Punimet në Komision u ndërprenë për shkak se në sallë u hodh gaz lotsjellës.

“Arroganca e pushtetit përkundër fakteve të pakontestueshme po këmbëngul në ratifikimin e demarkacionit. Do të përballet me rezistencë të fuqishme. Kosova nuk ka tokë për të falur!”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes përmes rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.