Home / Bota / Amerika / Sulmi në Benghazi, paditet Hillary Clinton

Sulmi në Benghazi, paditet Hillary Clinton

Prindërit e dy amerikanëve të vrarë në sulmet terroriste te Bengazit kane paditur kandidaten demokrate për Presidente, Hillary Clinton në Gjykatën Federale, duke thënë se ish-Sekretarja e Shtetit është përgjegjëse  për vdekjen e fëmijëve të tyre.

Padia, e ngritur nga  Patricia Smith dhe Charles Ëoods, fajëson kandidaten se ka bërë deklarata të rreme mbi vdekjen e Sean Smith, një specialist të komunikimit të Departamentit të Shtetit dhe kontraktorit  të CIA-s, Tyrone Ëoods.

Sulmi  ndodhi në mbrëmjen e 11 shtatorit të vitit 2012, kur ekstremistë islamikë sulmuan kompleksin diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë, duke vrarë 4 pjesëtarë të personelit, përfshirë ambasadorin Christofor Stevens.

Sipas tyre, gjithçka lidhet me përdorimin e e-mailit  privat të Clinton në kohën kur mbante postin e lartë zyrtar. Paditësit thonë se pikërisht ky server ka qenë epiqendra nga buronte informacioni për qeveritë e huaja, por edhe grupet terroriste.

Këta të fundit kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit duke orkestruar kështu sulmin në Benghazi.

Po ashtu, paditësit pretendojnë se gjatë fushatës së saj, Clinton ka deformuar vërtetësinë e incidentit tragjik. Një nga avokatët e çështjes thotë se ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit ka shpifur duke e cilësuar atë gënjeshtare.

“Këtë e ka bërë për të përmirësuar imazhin e saj publik dhe të frikësuar dhe për të na trembur ne që të mos flasim e të qëndrojmë në heshtje”, tha avokati Larry Klayman.

Familjet e viktimave të Benghazit thonë se mbështesin Donald Trump në garën presidenciale amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.