roze

Rita uron Majlindën

Rita Ora është shprehur e lumtur për suksesin e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike të Rios. Kjo e fundit u bë sportistja e parë që fiton një medalje ari, ndërsa Ora i ka bërë një dedikim në llogarinë e saj në Instagram.

“Ne nuk kemi pasur mundësi të shfaqim talentin tonë, tani që jemi të pavarur mundemi. Gjithçka që kam bërë, e kam bërë duke qenë krenare që jam shqiptare. Jam shumë e lumtur që e përjetoj këtë gjë (medaljen e artë)! Më bën të qaj, nuk mund të jem më krenare! Forca Majlinda Kelmendi, në po të mbështesim!”, ka shkruar Rita.

Në të vërtetë, kjo nuk është hera e parë që Rita thotë se ndjehet krenare për vendlindjen. Ajo ka një lidhje të veçantë me Kosovën, shtet të cilin ajo e përfaqëson gjithandej, duke qenë Ambasadore nderi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button