roze

Dua Lipa “shkund” Kosovën

Një natë e paharrueshme dhe e denjë për t’u kujtuar gjithë jetën. Kështu e ka përshkuar Dua Lipa koncertin e saj të parë në Prishtinë. Mediet në Kosovë raportuan për një rekord prej mbi 20 mijë personash në shesh.

Hitet e saj si “Be the One” apo “Hotter than Hell” janë brohoritur nga publiku, duke i bërë të gjithë protagonistë të muzikës dhe interpretimit të saj.

Surprizë për publikun ka qenë kur Dua ka kënduar një ndër këngët e të atit, rokerit të bandës “ODA”, Dukagjin Lipa, dhe më pas i ka kërkuar atij të ngjitet në skenë bashkë me të, për të kënduar “Beso në diell”.

Këngëtarja dhe banda e saj kanë shpërndarë herë pas here momente që prej arritjes në Aeroportin e Prishtinës, e deri në natën e madhe të koncertit.

Shtëpia është aty ku është zemra jote, ka shkruar Dua që sapo mbërriti në Prishtinë, e më pas takimet dhe intervistat kanë qenë të shumta. Njëherësh kjo vizitë është e para e grupit në Ballkan.

Të gjitha të ardhurat nga koncerti i saj humanitar do të shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, fondacionin e themeluar nga Dua Lipa për të ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës, veçanërisht në art dhe kulturë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button