Politika

Berisha-Basha: Zyra pedofilie, kjo është emblema e Rilindjes

Reagimet

Endri Fuga dhe Erjon Braçe: Pangon e bënë drejtor, Cane u arrestua

berishaI pari që reagoi lidhur me skandalin e pedofilisë në Sarandë, ishte ish-kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si fytyrën e vërtetë të asaj që ai e quan si “aleancë të qelbësirave Rama-Meta”. “Rama kërcënon nëpërmjet zëdhënësit të tij Tahiri, gazetarin me burg po qe se transmeton videon në të cilën shfaqet mëkëmbësi i Kokëdhimës apo “kryeministrit të Jugut”, siç e ka shpallur ai veten, duke i kërkuar të ëmës së një vajze 14-vjeçare marrëdhënie seksuale me të bijën në shkëmbim të vendit të punës për të! Ndërkohë, mësohet se Policia e Sarandës ka marrë në pyetje vajzën 14-vjeçare në prani të Koço Kokëdhimës, duke e kërcënuar atë. Më parë, në Parlament, kam denoncuar këtë kriminel, që me porosi të Koços rrëmbente pronat e qytetarëve të Sarandës duke i kërcënuar me jetë”, theksoi Berisha. Pak orë më vonë, do të vinte edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili, nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, theksoi se skandali në zyrën e punës në Sarandë është emblema e Rilindjes së të keqes që, sipas tij, po merr përmasa të frikshme. “Qehajai i Kokëdhimës, që e ktheu zyrën e punës në zyrë pedofilie, nuk është rast i izoluar, por emblema e rilindjes. Të dënuar ordinerë nëpër botë, trafikantë droge dhe prostitucioni, falsifikatorë dhe gjobëvënës, këta janë rilindësit që me ndihmën e dyshes Rama-Meta kanë mbërthyer qeverinë, Parlamentin dhe mbarë shoqërinë. A është ky vendi që meritojmë, Shqipëria që ëndërrojmë dhe duam …” – përfundon reagimin e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa drejtori për komunikimin në qeveri, Endri Fuga, ka krahasuar reagimin e qeverisë aktuale me atë të qeverisë së shkuar në rastet kur zyrtarë të caktuar kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Në një postim në “Twitter”, Fuga i referohet rastit të Ylli Pangos, i cili pak vite më parë i kërkoi favore seksuale një studenteje, në këmbim të një vendi pune në ministrinë që drejtonte. Në atë kohë, Pango u shkarkua, por pak më vonë u emërua drejtor, ndërsa televizioni që transmetoi videon u gjobit. Në të njëjtën linjë do të shprehej edhe deputeti socialist Erjon Braçe, i cili theksoi se ky krim ka një “krim binjak”, por në një nivel shumë më të lartë, “Rang ministri! Është rasti i ish-ministrit të Kulturës në qeverinë ‘Berisha’, krim që nisi në zyrën e ministrit e përfundoi në shtëpinë e tij”, shkruan Braçe në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Basha

“Qehajai i Kokëdhimës, që ktheu zyrën e punës në zyrë pedofilie, nuk është rast i izoluar, por emblema e rilindjes”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button