Home / Bota / Amerika / SHBA, zjarr në një ndërtesë në Merilend, 25 të plagosur

SHBA, zjarr në një ndërtesë në Merilend, 25 të plagosur

Të paktën 25 persona, përfshirë dy zjarrfikës, kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri të madh që ra mbrëmjen e djeshme në një pallat në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Silver Spring, në shtetin e Merilendit, dhe më pas është përhapur në ndërtesat përreth.

Zjarrfikësit, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët, ia kanë arritur qëllimit vetëm në orët e para të ditës së sotme.

Siç raportojnë mediat amerikane, të paktën tre ndërtesa të tjera janë dëmtuar nga përhapja e shpejtë e zjarrit, që përveç të lënduarve shkaktoi dhe panik tek banorët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: