Kosova

Blloku i afrohet Listës Serbe

blloku-i-afrohet-list-euml-s-serbe_hdTri partitë e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma janë të bindura se e kanë shumicën parlamentare edhe pa Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo shumicë, në fakt bazohet në votat e deputetëve minoritarë e veçanërisht të atyre të rreshtuar në Listën Serbe.

Mbështetja e këtyre të fundit për koalicionin tashmë është paralajmëruar edhe nga drejtuesit e Listës, por ata njëkohësisht kanë bërë me dije se do t’i mbajnë lidhjet me Beogradin zyrtar.

Dhe për sa kohë që një qeveri do të jetë e varur nga votat e deputetëve të Listës, do të jetë e varur edhe nga vullneti i Beogradit për të kaluar ligje e vendime.

Për këtë shkak, analistët politikë por edhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë insistuar që Qeveria e re të ketë shumicën prej 61 deputetësh shqiptarë, plus minoritetet.

Formula e qeverisjes së gjerë është duke u mbështetur hapur nga PDK-ja, partia e cila i ka fituar zgjedhjet, por që ka mbetur pa partner për të krijuar Qeverinë.

Shefi i Qeverisë në dy mandatet e fundit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeverisje me bazë të fuqishme të legjitimitetit dhe legalitetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button