roze

Malia Obama kapet duke tymosur

I ati e ka pranuar se në rini, në shkollë të mesme dhe në universitet ka ‘tymosur’ herë pas here hashash dhe duket se vesin ja ka trashëguar edhe vajzës së tij të madhe, Malias.

Malia është filmuar krejt padashje gjatë festivalit muzikor Lollapalooza në Çokago. Videoja është bërë nga një tjetër vajzë, e cila duke filmuar veten, kap gabimisht edhe Malian në momentin kur po tymoste një cigare.

Videoja është publikuar fillimisht nga Radar Online dhe menjëherë është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe faqet e tjera informative në internet, ku ka nga ata që dyshojnë se cigarja ishte hashash dhe të tjerë që e mbështesin vajzën.

Të tymosësh hashash në Ilinois është dekriminalizuar si vepër, por sërish mbetet e jashtëligjshme dhe mund të gjobitesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button