Sporti ne bote

“Peshkaqeni” Phelps ka ende uri: 22 medalje të arta

Michael Phelps dominon 200 metrat stil i përzier dhe fiton medaljen e katërt të artë në këtë Olimpiadë me kohën 1’54”86.

Në fund të garës, notari amerikan hoqi kufjet dhe ngriti 4 gishtat lart, ndërkohë që të tjerët nuk kishin mbërritur ende.

Në podium edhe japonezi Hagino (1’56”61) dhe kineze Whang (1’57”05).

Kjo medalje e artë është e 22 në karrierë për 32-vjeçarin Phelps, i cili do të garojë edhe në dy gara të tjera, kështu që bilanci mund të shtohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button