Home / Bota / Amerika / Ekstremisti kanadez po përgatiste sulm terrorist

Ekstremisti kanadez po përgatiste sulm terrorist

I dyshuari për terrorizëm, i vrarë nga policia në Kanada, po përgatiste një sulm me një bombë të ndërtuar vetë. Sipas policisë kanadeze, 24-vjeçari Aaron Driver shpërtheu një prej bombave në një taksi, duke plagosur shoferin dhe veten dhe po bëhej gati të shpërthente edhe bombën e dytë.

Driver njihej nga autoritetet për mbështetjen e Shtetit Islamik dhe hetuesit thanë se ndalimi i tij ishte një garë kundër kohës. Babai i të dyshuarit tha për mediat se e dinte që djali i tij kishte humbur rrugën, por nuk e kishte idenë që kishte shkuar kaq larg. Policia kanadeze tha se është e paqartë ku po shkonte Driver kur u vra dhe cili ishte objektivi i tij, por agjentët nuk mund të prisnin që ta zbulonin këtë dhe ndërhynë.

Hetimet paraprake kanë treguar se Driver nuk kishte asnjë bashkëpunëtor dhe kishte vepruar i vetëm. Policia kanadeze tha se u njoftua nga FBI-ja se një individ i dyshimtë ishte në fazat finale të planifikimit dhe kryerjes së një sulmi terrorist me eksplozivë të improvizuar.

Është e paqartë pse FBI-ja kishte informacione më të detajuara sesa policia apo shërbimet lokale të inteligjencës, por hetuesit kanadezë thanë se opercioni tregon nivelin e lartë të bashkëpunimit mes agjencive të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.