Home / Kosova / Protesta kundër skandalit të përgjimeve, kërkohet përgjegjësi nga kryeprokurori

Protesta kundër skandalit të përgjimeve, kërkohet përgjegjësi nga kryeprokurori

Grupi i qytetarëve #protestoj, që janë duke protestuar kundër krimit dhe korrupsionit pas publikimit të përgjimeve të Dosjes së Shefave të publikuar nga Gazeta Online Insajder, kanë zhvilluar një aksion simbolik para zyrës së Prokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, shkruan  “Zeri.info”.

Sipas organizatorëve, qytetarët kërkojnë përgjegjësi nga kryeprokurori i shteti që t’i ndjek penalisht, Adem Grabovcin dhe të tjerët që janë të përfshirë në përgjimet e publikuara.

Ata përmes pankartave kanë treguar nenet e Kodit Penal të Kosovës, në të cilat sipas tyre Adem Grabovci ka kryer vepra penale.

Ky grupim i qytetarëve kanë paralajmëruar se protesta e radhës do të mbahet ditën e hënë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: