Home / Politika / Presidenti do të hedhë shortin për anëtarët e KED

Presidenti do të hedhë shortin për anëtarët e KED

Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të ushtrojë kompetencën e tij kushtetuese qe detyron të hedhë shortin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 5 dite nga hyrja ne fuqi e kushtetutës se re.

Edhe pse ligji qe percakton kriteret ende nuk eshte miratuar nga Kuvendi, Presidenti shfaqet i vendosur per te respektuar kushtetuten.  Vendimi i Kreut të Shtetit konfirmoht nga burime të Ora News, të cilat nuk dhane detaje te hollësishme mbi menyren se si Z. Nishani do ta ushtroje kompetencen e tij brenda datës 16 gusht.

Pavarësisht ngërçit të krijuar për shkak të mos miratimit të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të ushtrojë kompetencën e tij, për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në  Drejtësi.

Burime të sigurta të Ora News konfirmuan se brenda afatit që i ka lënë Kushtetuta, datës 16 gusht, kreu i shtetit do të respektojë kompetencen e tij kushtetuese , por pa dhënë më tepër detaje.

Presidenti i Republikës, në takimin që pati të martën me grupet parlamentare  e cilësoi si domosdoshmëri zhvillimin të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të gjykuar pozitivisht e të mirëpritur nga ligjbërësit.

Neni 149 i Kushtetutës, përcakton se Këshilli i Emërimeve  përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.

Ky duket se do të jetë edhe filtri që do të përdorë kreu i shtetit për hedhjen e shortit, në mungesë të ligjit që bën vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili duhet të miratohet nga Komisoni I Posaçëm i Reformës dhe më tej nga Kuvendi i Shqipërisë.

I njëjti nen përcakton se Presidenti i Republikës përzgjedh me short, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative për të plotësuar trupën e KED.

2 comments

  1. Plehu Nishani.Pse te mos vendosen kritere si edukimi ne SHBA ose BE,grada shkencore,ndershmeria gjate punes etj.Plehrat shqipetare ne Tirane zgjedhin shortin.Injoranca dhe turpi shqipetar.

  2. Shorti eshte educate rruge,Prandaj kopeja e saliut zgjodhi presidentin nga rruga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.