Home / roze / Dekolteja e Beyonces rrezikon t’ia nxjerrë në shesh

Dekolteja e Beyonces rrezikon t’ia nxjerrë në shesh

Ajo është e famshme për stilin e saj të jashtëzakonshëm, për të mos përmendur paraqitjet e pakrahasueshme nëpër skena, por Beyonce duket se ka dashur të tregojë se nuk mund të mbetet asnjëherë pushim, edhe kur vërtet shkon me pushime verore.

Këngëtarja 34-vjeçare është kapur teksa përpiqej të hipte mbi një varkë për të shkuar në një restorant në Nerano të Italisë gjatë së enjtes. Shumë pranë saj ishin bashkëshorti 46-vjeçar, Jay Z, si dhe vajza e tyre Blue Ivy, vetëm 4 vjeç.

Beyonce u shfaq si të kishte dalë menjëherë nga një set fotografik për ndonjë kopertinë reviste, teksa kishte të veshur një fustan të çarë në pjesën e përparme të poshtme, por edhe me një dekolte të theksuar përpara.

E teksa ruhej më së miri nga rrezet e diellit, me një kapele në kokë, ajo për pak sa nuk ra prè e dekoltesë së saj, që në ndonjë rast tjetër, nxitimthi, mund t’i kishte shfaqur më shumë se ç’duhet nga pjesa e përparme e bustit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: