Home / Politika / PD: Të zbardhen rrethanat e vdekjes së 29-vjeçarit shqiptar në Greqi

PD: Të zbardhen rrethanat e vdekjes së 29-vjeçarit shqiptar në Greqi

Sekretarja e marrdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka kërkuar “me forcë” zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në Greqi ku humbi jetën shtetasi shqiptar Pëllumb Marnikolli.

“Dëshmitë e familjarëve të Pëllumb Marnikollit janë tronditëse dhe ata faktojnë se njeriu i tyre është paraqitur më 3 gusht në një komisariat policie në Greqi dhe prej andej ka dalë i vdekur. Kjo është një ngjarje e rëndë që meriton drejtësi dhe ndëshkim shembullor për çdo përgjegjës për vdekjen e 29-vjeçarit shqiptar”, ka deklaruar Duma.

Ajo ka theksuar se, dyshimet janë se ndaj të riut shqiptar është ushtruar dhunë. “Dhe nëse kjo vërtetohet, ky është një rast i përsëritur i trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve në qelitë greke, në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka vijuar Duma.

Ajo është shprehur se, “tranparenca dhe drejtësia për këtë rast do të ishte një ngushëllim për familjarët e viktimës, por dhe një kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

“Dhe kjo është më së pari detyrë e përgjegjësi e kryeministrit. Ne i kërkojmë Edi Ramës, i cili e ka përcjellë me heshtje këtë rast, që të ushtrojë detyrën e tij dhe të kërkojë nga aurotitetet greke hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për vdekjen e Pëllumb Marnikollit”, ka shtuar Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published.