Home / Bota / Amerika / Shefi i fushatës së Trump, 12 mln $ nga ish-presidenti pro-rus i Ukrainës

Shefi i fushatës së Trump, 12 mln $ nga ish-presidenti pro-rus i Ukrainës

Shefi i fushatës elektorale të Donald Trump, Paul Manafort ka marrë në cilësinë e këshilltarit 12.7 milionë dollarë nga partia pro-ruse e ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, nga viti 2007 në 2012.

Kështu rezulton nga disa dokumenta të reja sekrete të Zyrës Kombëtare anti-Korrupsion të Ukrainës, të cilave iu referohet “New York Times”.

E kaluara e Manafort në Ukrainë nuk është risi, por është hera e parë që dalin në dritë shifrat e shpërblimeve të marra për shërbimet e tij.

Dhe, me të marrë vesh lajmin, stafi elektoral i kandidates për presidente Hillary Clinton ka reaguar duke kritikuar Manafort për lidhjet e tij me Rusinë dhe interesat pro-Kremlinit.

Ndër të tjera, “NYT” kujton në shkrimin e saj edhe komentet pozitive të Trump për Putin dhe aneksimin e Krimesë prej tij, sikurse thirrjet drejtuar piratëve informatikë rusë për të sulmuar postën elektronike të demokratëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.