Bota

Yukiya Amano në Teheran për avancimin e dialogut për programin bërthamor

IAEA Director General Yukiya Amano attends a news conference at the United Nations headquarters in ViennaShefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA), Yukiya Amano mbërriti sot në Teheran për avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Iranin përsa i përket programit bërthamor të kundërshtuar, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Irna.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA), Yukiya Amano u takua me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif. Takime me presidentin iranian, Hassan Rohani dhe shefin e organizatës iraniane të energjisë bërthamore, Ali Akbar Salehi janë parashikuar gjithashtu.
Agjencia e OKB-së me bazë në Vjenë është ngarkuar për të verifikuar që Irani respekton ngrirjen e aktiviteteve bërthamore të ndjeshme në kuadër të marrëveshjes të përkohshme me grupin 5+1 (SHBA, Rusi, Britani e Madhe, Francë, Kinë dhe Gjermani) aplikuar që prej muajit janar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button