Maqedonia

Rriten çmimet e prodhimeve industriale në nivel mujor, kurse ulen në nivel vjetor

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, çmimet shitëse të prodhimeve industriale janë rritur për 0.1% në muajin qershor, pra në nivel mujor; janë ulur për 3.7% në nivel vjetor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rritje e çmimeve në qershor, krahasuar me majin e ketij viti, është regjistruar në xehetari dhe gurthyese, për 1.7%, pastaj furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, me 0.5%, kurse industria e përpunimit ka rënë për 0.1%.

Çmimet shitëse janë rritur në qershor, krahasuar me muajin maj të këtij viti në tregun e jashtëm për 0.2%, në nivel mujor; këto çmime janë ulur për 8.4% në nivel vjetor. Rritja është regjistruar në xehetari dhe gurthyese, për 2.7%, çmimet janë ulur në industrinë e përpunimit, për 0.1%.

Krahasuar me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, këto çmime kanë pësuar rënie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button