Maqedonia

Ahmeti: Kriza në vend përmbyllet vetëm me zgjedhje gjithëpërfshirëse

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se kriza në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse. Këtë vlerësim Ahmeti e ka bërë në takimin me Chalres Kupchan, drejtori i lartë i çështjeve Evropianë nga Këshilli i sigurisë Kombëtare të SHBA-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Njoftova Drejtorin Kupchan mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoni si dhe angazhimin tonë për rikthim të paqës, stabilitetit, sigurisë si dhe perspektivës së integrimit EuroAtlantik si alterantivë e vetme për vendin dhe rajonin.
Kriza në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike, prandaj besoj që vlerësimi në fund të muajit gusht në lidhje me përmbushjen e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve do të jetë pozitiv.
Detyrë prioritare e qeverisë pas zgjedhjeve do të jetë reforma sistemore, marrëdhëniet ndëretnike, zhvillimi ekonomik dhe zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjtë që do të mundëson integrimin e menjëhershëm në NATO dhe hapjen e bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian.” tha mes tjerash Ahmeti pas takimit me Kupchan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button