Home / Bota / Amerika / SHBA, Luiziana nën ujë

SHBA, Luiziana nën ujë

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u shpëtuan pas përmbytjeve historike që përfshinë shtetin amerikan të Luizianës. Presidenti Barack Obama shpalli gjendjen e katastrofës natyrore dhe kjo do të thotë se në zonat e prekura do të dërgohen fonde federale.

Mediat lokale raportojnë se ekipet e emergjencës të ndihmuara nga ushtria kanë shpëtuar më shumë se 20 000 që kishin mbetur të bllokuar në shtëpitë apo makinat e tyre si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura.

Mësohet se në zona të izoluara ka ende njerëz që kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre dhe që presin ndihmë. Edhe shtetet fqinje të Alabamës dhe Misisipit u prekën nga reshje dhe përmbytje, por situata e tyre as që krahasohet me atë të Luizianës.

Baton Rouge, kryeqyteti i këtij shteti, është një nga zonat e prekura më rëndë dhe autoritetet bënë me dije se ende marrin telefonata nga njerëz të bllokuar brenda shtëpive nga ujërat. Ekipet e emergjencës thanë se zona në këtë shtet që nuk kanë pasur kurrë në histori probleme të tilla, tashmë gjenden të paktën në një metër ujë dhe kjo padyshim që i ka zënë në befasi, jo vetëm banorët, por edhe autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.