Home / roze / Victoria ‘përvesh’ mëngët

Victoria ‘përvesh’ mëngët

Ka disa vite që vetë qëndron në prapaskenë duke drejtuar njërën “Engjëjt” e veta në pasarelë dhe rrallëherë vendos që të shfaqet nëpër kopertina, ama kur e bën këtë, përfundon tek “Vogue”.

Victoria Beckham ka përveshur mëngët duke pozuar për edicionin e shtatorit të revistës së famshme. Në kopertinë, 42-vjeçarja shfaqet vetëm me një triko të bardhë të hedhur mbi supe dhe e ulur mbi një stol.

Shkrepjet për Vogue mbërrijnë pas leksionit që Victoria dha për të gjitha ndjekëset e veta nëpër rrjetet sociale për ‘make up’ e mëngjesit. Ajo postoi një video të gjatë rreth 5 minuta duke shpjeguar teknikën e vet me detaje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: