Home / Teknologji / Në gjyq hakeri i picave

Në gjyq hakeri i picave

Në Shtetet e Bashkuara do të nisë këtë javë gjyqi në ngarkim të një shtetasi rus, i akuzuar se ka hakerur një rrjet të gjerë restorantesh dhe picash.

Roman Seleznev, djali i një deputeti në Parlamentin rus, akuzohet se qëndron pas një skeme, përmes të cilës piceritë dhe restorantet që kanë rënë viktimë e tij ‘kanë pësuar 170 milionë dollarë porosi’.

Në fakt, e gjithë kjo shifër është ‘porositur’ nga sulmet kibernetike të rusit, jo nga ndonjë person.

Sipas hetuesve amerikanë, përmes kësaj skeme, Seleznev synonte të siguronte të dhëna nga karta krediti dhe e ka ushtruar aktivitetin e tij të paligjshëm nga 2008 deri në 2014, vit edhe kur është arrestuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: