Rajoni

Bullgari: Zgjedhjet presidenciale, socialiastët përfaqësohet nga gjenerali Rumen Radev

Këshilli Kombëtar i Partisë Socialiste Bullgare zgjodhi për kandidat president të partisë ish komanduesin e Forcave Ushtarake dhe Ajrore Bullgare gjeneral  Rumen Radev. Para pak kohe gjenerali dha dorëheqjen e tij si shef i Forcave Ajrore duke thënë se shkaqet për këtë është gjendja e keqe e aviacionit tonë luftarak dhe mosmarrëveshjet me Ministrin e Mbrojtjes Nikollaj Nençev. Pas propozimit të personit të tij për president Radevi shtoi se nuk mund të pajtohet gjithashtu me komentet e Kryeministrit Borisov dhe me politikën e qeverisë në lidhje me Rusinë. Në platformën zgjedhore të Partisë Socialiste Bullgare është shkruar se presidenti i përkrahur nga ajo duhet të insistojë për miqësi me Rusinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button