Opinion

Si e pushtuan demokracinë amerikane korporatat lobiste

Nga Lee Drutman

Diçka ka dalë nga binarët në Uashington. Korporatat tashmë shpenzojnë rreth 2.6 miliardë dollarë në vit për fushata lobimi, më shumë se 2 miliardë dollarët, që ne shpenzojmë për të financuar Kongresin (1.18 mld dolarë) dhe Senatin (860 milionë dollarë). Ky është një hendek që ka qenë duke zgjeruar, qëkur lobimi i korporatave filloi rregullisht të tejkalojë buxhetin e Kongresit dhe Senatit të marrë së bashku, në fillim të viteve 2000.

Sot, kompanitë më të mëdha kanë mbi 100 studio lobimi që i përfaqësojnë ato, duke i lejuar të jenë kudo, e gjatë gjithë kohës. Për çdo dollar të shpenzuar për lobim, nga ana e sindikatave dhe grupeve të interesit publik, korporatat e mëdha dhe shoqatat e tyre shpenzojnë aktualisht 34 dollarë. Nga 100 organizata që shpenzojnë për lobim, 95 prej tyre përfaqësojnë vazhdimisht biznesin.
Duhet të rrikthehemi sërish tek “Epoka e Artë”, për të gjetur biznesin në një pozitë të tillë dominuese politike në politikën amerikane. Ndërkohë është e vërtetë, se edhe në politikën më pluraliste të viteve ‘50 dhe ‘60, kur përfaqësimi politik anonte në drejtim të të pasurve, lobimi u balancua thuajse tërësisht nga standardet e tjera. Sindikatat e punës, kishin shumë më tepër peshë, dhe grupet e interesit publik të viteve ’60 ishin aktorë shumë më të rëndësishëm në jetën politike.

Dhe shumë pak kompani, kishin lobistët e tyre në Uashington para viteve ‘70.
Në masën që bizneset bënin lobingje në vitet ‘50 dhe ‘60 (në mënyrë tipike me anë të shoqatave), ata ishin të ngathët e të paefektshëm. “Kur ne shikojmë lobimin tipik, zbulojmë se mundësitë për të manovruar, janë të rreptësisht të kufizuara, stafi i tyre është mediokër, dhe problemi tipik nuk është mosndikimi tek votat e Kongresit, por tek gjetja e klientëve dhe kontribuesve për të mundur të mbijetojnë” – shkruanin 3 shkencëtarë të njohur politikë, në studimin e tyre të vitit 1963, “Biznesi Amerikan dhe Politika Publike”.

Sot, gjërat janë shumë ndryshe. Evolucioni i lobimit të biznesit, nga një forcë e rrallë reaktive, në një forcë të kudogjendur dhe gjithnjë e më proaktive, është ndër transformimet më të rëndësishme në politikën amerikane gjatë 40 viteve të fundit. Shqyrtimi i historisë së këtij transformimi, zbulon se në demokracisë amerikane, nuk ka nivel “normal” të lobimit të biznesit. Përkundrazi, lobimi i biznesit ka ndërtuar vetveten me kalimin e kohës, dhe cilësia e vetë-përforcimit të lobimit të korporatave ka ardhur gjithnjë e rritje, në raport me çdo forcë tjetër potencialisht kundërbalancuese.

Lobimi ka ndryshuar ndërkaq rrënjësisht mënyrën, sesi korporatat ndërveprojnë me qeverinë. Në vend se të përpiqen ta mbajnë këtë të fundit jashtë biznesit të tyre (sikurse në fakt bënë për një kohë të gjatë), kompanitë tashmë po e konsiderojnë gjithnjë e më shumë qeverinë si një partner, duke pritur të shohin se çfarë mund të bëjë vendi për to. Nëse përmes makinës së kohës, do të mund të riktheheshim pas në vitin 1971, do të gjenim avokatin kryesor të një korporate që shkruante me zell se: “Sikurse e di çdo drejtues biznesi, pak elemente të shoqërisë amerikane sot kanë një ndikim modest tek qeveria siç janë biznesmenët amerikanë, korporatat, ose madje edhe miliona aksionerët e korporatës. Nëse dikush dyshon për këtë, le të marrë përsipër rolin e ‘lobistit’, për të mbrojtur pikëpamjet e biznesit para komisioneve të Kongresit”. Ai avokat Ljuis Pauell,, shumë shpejt do të bëhej anëtar i Gjykatës Supreme të Drejtësisë. Tashmë i famshmi “Memorandumi Pauell”, përbën një depërtim domethënës, në zhgënjimin që shumë udhëheqës të biznesit ndjenë në fillim të viteve ‘70. Kongresi kishte ndërmarrë disa masa rregullatore në vitet ’60, të nxitura nga një valë e re grupimesh të interesit publik. Korporatat e mëdha, ishin rrinin kryesisht duarkryq, të pasigurta sesi do të vepronin.
Në vitin 1972, kundër sfondit të rritjes së shpenzimet qeveritare, ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe pagave të rritura, një grup drejtuesish të bizneseve formuan “Tryezën e Rrumbullakët të Biznesit”, një organizatë e përkushtuar qartazi ndaj kultivimit të ndikimit politik. Xhon Harper, një prej themeluesve tha në atë kohë:”Mendoj se të gjithë e pranojmë se ka ardhur koha, kur nuk duhet të flasim më mbi bizneset tona, por të merremi dhe bëjmë diçka tjetër”.

Kjo ndjenjë e një kërcënimi ekzistencial, i motivoi korporatat kryesore të angazhoheshin në veprimtari serioze politike. Shumë prej tyre, filluan të punësojnë lobistët e parë. Dhe filluan të fitonin. Ata sabotuan një reformë të rëndësishme të ligjit të punës, duke ruajtur të njëjtën rregullore favorizuese, ulur taksat e tyre, dhe ndihmuar për të zhvendosur opinionin public, në favor të më pak ndërhyrjeve qeveritare në ekonomi. Nga fillimi i viteve ‘80, udhëheqësit e korporatave ishin “të çliruara” (sikurse Harris Poll i përshkroi ato në 1982). Korporatat mund të kishin deklaruar fitoren dhe të shkonin në shtëpi, duke kursyer shpenzimet e angazhimit politik. Përkundrazi, ato mbetën të mbërthyera rreth qarqeve politike. Shumë prej tyre, e thelluan angazhimin në politikë. Tek e fundit, ata tani kishin lobistë që i ndihmonin të shihnin gjithçka, që ishte në rrezik në Uashington, dhe njihnin të gjitha mënyrat përmes së cilave duke qëndruar politikisht aktivë, mund të ndihmonin bizneset e tyre.
Këta lobistë, do të bëjnë që kompanitë në vitet ’80, të marrin mësime për rëndësinë e angazhimit politik. Por do të merrte jo pak kohë për ta, që të bindeshin plotësisht. Kur po intervistoja një lobist për librin tim të ri, “Biznesi i Amerikës është Lobimi”, më tha:Kur kam filluar këtë punë në vitin 1983, njerëzit në fakt nuk i kuptonin shumë punët e qeverisë. Ata më pyesnin pse juve iu duhet një zyrë në Uashington, çfarë bën saktësisht një zyrë e tillë? Unë mendoj, se ata e panë atë si një të keqe të domosdoshme. Të gjithë konkurrentët tanë kishin zyra në Uashington, kështu që edhe ne duhej të ishin të pranishëm atje, dhe kjo ishte diçka që duhej bërë”.

Për ta bërë mirë detyrën e tyre, lobistët duhej të shkonin kundër nocionit të ngulitur, për një kohë të gjatë sallave të mëdha të koorporatave, se politika ishte një e keqe e domosdoshme, që duhet shmangur nëse është e mundur. Për t’i bindur ato të investonin plotësisht në politikë, lobistët duhet të bindnin kompanitë, se Uashingtoni mund të jetë një burim fitimi. Edhe se lobimi, nuk ishte vetëm për mbajtjen e qeverisë larg, por mund edhe një mjet për ta tërhequr këtë të fundit afër.

Siç më deklaroi një lobist në vitin 2007, “25 vjet më parë … synimi ishte vetëm mbajtja larg e qeverisë nga biznesi ynë, ne duam të bëjmë atë çka duam”, dhe kjo gradualisht ndryshoi në:“si mund ta bëjmë qeverinë partneren tonë?” I përket së shkuarës shprehja “na lini rehat” në vend të saj është:”le të punojnë së bashku”.
Një tjetër lobist i korporatave kujton:”Kur ata filluan menaxhimin, mendonin se marrëdhëniet me qeverinë do të tjetersoheshin. Besonin se kjo bëhej për të menaxhuar krizat e marrëdhënieve publike, dëgjonin pyetje … Bosi im më tha, ju keni na keni mësuar të bëjmë gjëra, që nuk i dinim se mund të bëheshin ndonjëherë”. Ndërsa kompanitë u bënë politikisht me aktive, dhe ndjeheshin më rehat gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, lobistët e tyre u bënë politikisht më largpamës.

Për shembull, kompanitë farmaceutike që kishin kundërshtuar gjatë idetë e qeverisë, i shtuan një përfitim recetës së ilaçeve në skemën “Medicare”, bazuar në teorinë se kjo do t’i jepte fuqi bisedimeve me qeverisë e cila synonte që nëpërmjet blerjes së pjesës më të madhe, të ulte fitimet e industrisë së ilaçeve. Por diku rreth vitit 2000, lobistët e industrisë hoqën dorë nga ideja e guximshme për të propozuar dhe mbështetur atë që u bë “Medicare Part D”-një rimbursim nga recetar, por një gjë e tillë në mënyrë të hapur ia ndaloi pjesës më e madhe të blerësve- e vlerësuar në 205 miliardë dollarë përfitime për kompanitë, gjatë një periudhe 10-vjeçare. Ajo që bën sot aq shumë të ndryshme nga vitet ’70, është fakti që korporatat tanimë kanë burime për të luajtur në sulm dhe mbrojtje në të njëjtën kohë, dhe thuajse për çdo çështje kryesore. Kur unë intervistova lobistët e korporatave, mbi arsyet pse kompanitë e tyre kanë mbajtur një zyrë në Uashington, motivi kryesor ishte “për të mbrojtur kompaninë, kundër ndryshimeve në politikat e qeverisë”.
Në një shkallë nga 1 në 7, lobistët renditën këtë arsye në 6.2 (mesatarisht). Por shumë pranë, me 5.7 ishte “Nevoja për të përmirësuar aftësinë konkurruese, duke kërkuar ndryshime të favorshme në politikën e qeverisë”. Ndërsa përmbysja e historisë është padyshim e pamundur, është me vend të vlerësojmë sa shumë kanë ndryshuar gjërat. Dhe ka disa mënyra për të sjellë ekuilibrin:të investohet më shumë tek qeveria, veçanërisht Kongresi, çka do t’i jepte politikëbërësve burime për të punësuar dhe mbajtur njerëzit më me përvojë dhe ekspertët, dhe do zvogëlonte mbështetjen e tyre tek lobistët. Gjithashtu, organizatat që mbrojnë pozita më pak të mirë-financiara, do të mund të kenë më tepër mbështetje. Nëse historia na mëson ndonjë gjë, ajo është se bota nuk ka nevojë të duket ajo që është sot. /“The Atlantic”/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button