Te ndryshme

Avokati viktorian që qëlloi veten për të provuar të drejtën në një çështje

Autori Xheremi Klej (Jeremy Clay) tregon historinë e çuditshme të një avokati të shekullit të 19, i cili qëlloi aksidentalisht veten teksa po përpiqej të demonstronte pafajësinë e klientit të tij të akuzuar për vrasje.

BBC

av1“Kam qëlluar pa dashje veten”, tha me zërin që i dridhej Klement Valandajëm, i mbytur nga dhimbja dhe e papritura në një karrige në dhomën e tij të hotelit.

Gjëma që u dha fund ditëve të ish-kongresmenit ndodhi në qytetin e Lebanonit, në kontenë Uaren, Ohajo, në vitin 1871, në gjysmë të çështjes, që sipas tij ishte më e rëndësishmja e karrierës së tij prej avokati.

Jeta e një njeriu ishte në fije të perit. Në vigjiljen e Krishtlindjeve të mëparshme, një personazh i vrazhdë i quajtur Tomas Mejërs (Thomas Myers) po luante letra në një dhomë private në katin e sipërm të një bari në Hamilton, kur pesë banditë mësynë brenda dhe shkaktuan një përleshje të madhe.

Teksa Mejërs u ngrit, në përpjekje për të nxjerrë pistoletën nga xhepi, u dëgjua një e shtënë e mbytur. Ai nxori armën, gjuajti disa plumba dhe ra përtokë i vdekur.

Prej meselesë së çastit të krijuar prej kumarxhinjve që po turreshin nga të gjitha drejtimet, nuk ishte e qartë se çfarë po ndodhte. Por kur dëshmitarët dhanë më vonë dëshmitë e tyre, një emër ishte i përbashkët për të gjitha rrëfimet, i urryeri i Mejërs, Tomas Mekgian (Thomas McGehan).

Askush nuk mund të pohonte me saktësi se ai ishte i armatosur atë natë, por ai ishte me siguri një prej banditëve. Të gjithë e dinin se kishte mosmarrëveshje mes dy burrave. Anëtarët e jurisë që u mblodhën në cepat e rrugës së Hamiltonit, në dyqane dhe bare u kënaqën që gjetën vrasësin.

Dhe kështu i erdhi radha gjyqit. Një natë pasi prokuroria kishte mbyllur argumentet e saj, zoti Valan Valandajëm mori një napë prej hotelit, u drejtua në një vend të hapur dhe kreu eksperimentin e tij për të kuptuar nivelin e mbetjeve të një të shtëne nga afër.

Kur mbaroi eksperimentin, tre plumba mbetën në krehrin e pistoletës. Kjo, për fatin e tij të keq. Kur u kthye në hotel, atij iu dorëzua një pako. Brenda ndodhej arma e Mejërs, e pambushur dhe gati për t’u ekzaminuar. Valandajëm u kthye në dhomën e tij dhe i vuri të dyja pistoletat pranë e pranë. Vazhdimi i historisë mund të merret me mend.

avEnde i entuziazmuar nga suksesi i testeve të tij, avokati filloi t’i tregojë një vizitori se në fakt Mejërs kishte qëlluar veten, e kështu i shkrepi në kokë ta demonstronte se për çfarë e kishte fjalën.

Ai rrëmbeu një pistoletë, e futi në xhep, e nxori ngadalë, e ktheu tytën nga vetja dhe tërhoqi këmbëzën. Bum! “Avokati i pafat demonstroi arsyetimin e teorisë së tij”, – raportoi gazeta Leeds Times, “por për fat të keq, kjo i kushtoi jetën.”

Por çudia e kësaj ndodhie viktoriane nuk kishte mbaruar ende. Kur ai ishte në varr, një burrë tjetër vrau veten teksa përpiqej të përshkruante me saktësi sesi vdiq avokati Valandajëm.

Çfarë ndodhi me Mekgian? Ai u lirua, por thuhet se qëlloi veten disa vite më pas. Vendasit e kërcënuan se do ta vrisnin nëse ai përpiqej të ndërtonte shtëpi në atë qytet dhe atyre nuk u pëlqeu të mos e mbanin fjalën për një çështje kaq të parëndësishme sa jeta e një banditi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button