roze

Rikthehet Michael Buble

Pas një periudhe pushimi dhe dedikimi ndaj familjes, Michael Buble rikthehet, madje fuqishëm.

Duke ndjekur hapat e popstarit botëror, Lady gaga, Buble ka gati albumin e ri, një tur botëror, ka vendosur të nxjerrë në treg një prodhim kinematografik dhe sapo ka nxjerrë në treg një libër me gatime.

Ky është Michael Buble, njeriu që do t’i bëjë të gjitha njëherësh. Albumin e ri këngëtari pritet ta nxjerrë në tregjet botërore më 21 tetor të këtij viti nën titullin “Nobody but me”.

Por singeli më i famshëm e që pritet të shndërrohet në hit do të publikohet këtë fundjavë. Ndërkohë Michael do të publikojë filmin e tij të parë, nën titullin “Michael Buble Tour Stop 148” më 25 shtator. Ai do të jetë një film në stilin e dokumentarit. Ky është trajleri i filmit, që pritet të ketë sukses.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button