Ekonomia

OST, projekte për fuqizimin e rrjetit të transmetimit të energjisë

Nenstacion-elektrik1-527x350Operatori i Transmetimit të Energjisë (OST) po zbaton projektin e fuqizimit të rrjetit të Transmetimit 110 kV të Jugut, që pritet të përfundojë në fund të vitit 2015.
Ky projekt përfshin ndërtimin e linjës dyfishe 110 kV Vlorë-Sarandë, rreth 105 km e gjatë, linjës 110 kV Ersekë -Përmet rreth 55 km e gjatë, rikonstruksionin e linjës 110 kV Korçë-Ersekë, 36 km e gjatë, rikonstruksionin e linjës 110 kV Përmet-Këlcyrë-Memaliaj-Ballsh-Fier dhe qarkun e dytë të linjës 110 kV Zemblak – Korçë.
Gjithashtu projekti përfshin dhe fuqizimin e nënstacionit 400/110 kV Zemblak me fuqi 150 MVA.
Projekti që është në fazën e zbatimit, do të jetë në operim të plotë në fund të vitit 2015, falë një kredie të qeverisë gjermane, nëpërmjet bankës KfW.
Një projekt i ri që do të zbatojë OST është ndërtimi i linjës së Interkonjeksionit 400 kV Tirana2-Kosova B, me gjatësi 242 km, prej së cilës 162.5 km do të jetë linjë e re dhe 80.5 km linjë si plotësim i qarkut të dytë në pjesën e parë të linjës së përfunduar Tiranë-Podgoricë.
Në territorin e Shqipërisë kjo linjë ka gjatësinë prej 155.5 km.
Projekti është në fazën e fillimit të zbatimit dhe mendohet të përfundojë për 24 muaj. Financimi i projektit bëhet nga qeveria gjermane nëpërmjet bankës KfW.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button