Rajoni

Nuk ka transferim në Rumani të armës bërthamore nga Turqia

Ministri rumun i mbrojtjes Mihnja Motok i cilësoi si spekulime të medieve informatat për një transfer eventual në Rumani të armës bërthamore nga Turqia. “Ajo të cilën mund tu them është se, nuk ka pasur asnjëfarë bisedash as në nivelin politik, as në një nivel të specializuar në këtë kuptim”, deklaroi Motok. Ai rikujtoi dhe për pozitën zyrtare të ministrisë së punëve të jashtme mbi temën, që mohoi informacionin i cili u paraqit në internet botimin evropian “JurAktiv”, se Shtetet e Bashkuara kanë filluar një transferim ndaj Rumanisë të armëve bërthamore, të pozicionuar në Turqi, në sfondin e keqësimit të marrëdhënievemidis Uashingtonit dhe Ankarasë. Zëdhënësi zyrtar i Pentagonit, Patrik Evëns deklaroi përpara agjencisë TASS, se dikasteri “ nuk mohon ekzistencën ose mungesën e armës bërthamore” në Turqi ose dhe në Rumani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button