Home / Bota / Rasmussen: Presidenca e Donald Trump do të dobësojë NATO-n

Rasmussen: Presidenca e Donald Trump do të dobësojë NATO-n

Një presidencë e Donald Trump mund të dobësojë NATO-n dhe SHBA-në, tha ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Anders Fogh Rasmussen, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

“Kandidati republikan ka ngritur dyshime mbi aftësinë amerikane për të mbrojtur aleatët e saj”, tha ai.

“Bota ka nevojë për një polic global, një rol veçanërisht i përshtatshëm për SHBA-në”, theksoi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Rasmussen tha gjithashtu se një reduktim i angazhimit amerikan do të krijojë një vakum që do të mbushet nga “djemët e këqinj”, si presidenti rus, Vladimir Putin, të cilin Trump e ka përgëzuar në të kaluarën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: