Home / Bota / GJERMANI – Ekstremi i djathtë kërkon liberalizim të armëve në popullsi

GJERMANI – Ekstremi i djathtë kërkon liberalizim të armëve në popullsi

Të gjithë qytetarët që i nënshtrohen ligjit duhet të jenë në gjendje të blejnë armë që të mund të mbrojnë veten dhe familjet e tyre, tha sot kryetarja e partisë gjermane të ekstremit të djathtë  Alternativë për Gjermaninë (AfD).

“Të gjithë e dimë se sa kohë i duhet policisë të mbërrijë, sidomos në zona jo shumë të populluara”, tha Frauke Petry, një nga dy liderët e partisë, në një intervistë për gazetën Funke Mediengruppe.

“Nuk është një çështje për t’u shqetësuar kur rezidentët janë të armatosur”, shtoi ajo.

“Sidomos kur merren parasysh shkurtimet në departamentin e policisë që kanë bërë që shteti të humbasë një pjesë të monopolit të përdorimit të forcës”, theksoi Petry.

Leave a Reply

%d bloggers like this: