Home / Bota / New York Times: Borxhet e Donald Trump arrijnë 650 milionë dollarë

New York Times: Borxhet e Donald Trump arrijnë 650 milionë dollarë

Kompanitë e Donald Trump kanë një borxh të akumuluar prej rreth 650 milionë dollarë, gati dyfishi i shumës së shpallur nga kandidati republikan në kuadër të fushatës së tij, shkruan sot “New York Times”.

E përditshmja i ka kërkuar një instituti të specializuar në studimin e pronave të patundshme për të mbledhur të dhëna për sa i përket pronave të manjatit, në veçanti godinat e tij për zyra dhe fushat e golfit.

Sipas studimeve del se më shumë se 650 milionë dollarë borxhe, një pjesë e rëndësishme e pasurisë së Donald Trump, varet nga tre marrëveshje me partnerë që kanë marrë hua me një vlerë totale prej dy miliardë dollarë.

“Nëse këto hua nuk rimbursohen, Donald Trump nuk do të jetë përgjegjës, por vlera e investimeve që ai ka bërë në bashkëpunim do të binte ndjeshëm”, shkruan New York Times.

Leave a Reply

Your email address will not be published.