Home / Kronika / Shpëton gomonia me 8 persona në ujërat e Karaburunit

Shpëton gomonia me 8 persona në ujërat e Karaburunit

8 persona që gjendeshin në një gomone në Karaburun kanë arritur që të mbërrijnë në portin e Vlorës, falë ndihmës së dhënë nga Anija “Bora”, pjesë e Forces Detare.

Mësohet se ka qenë anija e Forcës detare ajo që i ka dhënë ndihmë gomones.  Gomonia ishte tre milje larg kepit të Gjuhëzës në Karaburun. Mësohet se gomonia ka mbetur në det pas një defekti në motor, ndërkohë që të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse kanë qëndruar për një kohë të gjatë në det.

Gomonia ishte nisur në orën 11:00 nga zona e triportit për në Karaburun, por gjatë rrugës së kthimit, në orët e pasdites, ka pësuar defekt në motor duke u bllokuar në mes të detit. Sapo ka marrë njoftimin për ngjarjen, anija ‘F116’ e Forcës Detare ka ndërhyrë në kohë, duke shmangur një tragjedi. Mësohet se mjeti ujor ishte në pronësi të shtetasit Arjan Xhaferraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.