Politika

Zv/ministri i Ramës, Belortaja: Jemi hilacak ndaj veriorëve dhe verilindorëve

Zv/ministri i Jashtëm Selim Belortaja, me anë të një statusi në “Facebook”, e etiketon si “hilacak” mendimin që jugorët kanë ndaj veriorëve.

“Zakonisht e quajmë ‘nxitje e urrejtjes veri-jug’, por më duket se ky emërtim është pak ..hilacak. Se në fakt (ta themi troç) aty kemi thjesht një prirje të ulët të pak pseudoshqiptarëve “jugorë” ndaj Veriut, ndaj bashkëkombasve të trevave veriore e verilindore.

Shpesh mes “intelektualësh” kjo nuk bëhet direkt dhe troç, i biet rretherrotull me dal po aty: që veriorët janë pak..ndryshe!

Them është e njëanshme, sepse në fakt unë nuk kam hasur as një “verior” të vetëm që të shfaqë hije zhvlerësimi për korçarin, beratasin, përmetarin, kolonjarin, lushnjarin, skraparlliun, sarandjotin etj.

I njëjtë është edhe qëndrimi dominues i anës tjetër. Për vete jam korçar, ndër dy shokët më të mirë deri sot, njëri shkodran, ndër dy studentët më të mirë (dhe më vonë kolegë), njëri  dibran, ndër dy shefat më të lartë, njëri tropojan, me kuksianët, hasianët, kosovarët (e kisha një bashkëstudent në dhomë me origjinë andej), etj. etj, kemi shkuar vetëm mirë.

As na ka shkuar mendja të pyesin se “sa veriorë janë”, pale t’i dallojme nga bashkëkrahinorët tanë.

Dhe kjo s’është punë “brezash”. Djali im psh, shokun më të ngushtë e më të afërt sot e prej 10 vitesh e ka ..nga Tropoja!

Kjo s’na pengon që të ndihemi ..po aq korçarë! Nuk ka asgjë më qëllimkeqe, më të shëmtuar, por fatmirësisht edhe ..më të dështuar, se sa kjo e kësaj dasie mes shqiptarëve.

Përveçse po aq e poshtër kjo është edhe më e pakuptimtë se sa psh dasia fetare, e cila fundja është sfidë e përbotshme dhe ka edhe shtysën e vet doktrinore”, ka shkruar Belortaja.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button