Kosova

Hoti, Remit: Nuk ka koalicion me PDK-në

hoti-remit-nuk-ka-koalicion-me-pdk-n-euml_hdAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se kjo parti nuk do të hyjë në koalicion qeverisës me PDK-në.

Ai duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se këto ditë pritet funksionalizimi i koalicionit PDK-LDK, ka thënë për “Epokën e re” se Kosova do të ketë qeveri pa PDK-në.

“Ai (Rrustem Mustafa) është duke shprehur vetëm dëshirën e tij. Koalicioni LDK- AAK Nisma ka për ta formuar qeverinë dhe atë pa PDK-në. Kjo punë është e kryer”, ka thënë Hoti.

Hoti i cili është i mandatuar nga Isa Mustafa për të biseduar me partitë e bllokut për harmonizimin e programit qeverisës, ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma do të jetë i palëkundur deri në fund.

“Koalicioni është i palëkundur në qëndrimet e tij. Koalicioni është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shkuar përpara. Presim që Gjykata Kushtetuese t’i hap rrugë krijimit të institucioneve nga blloku që tashmë është formuar”, ka deklaruar Hoti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button