ParlamentarePolitika

Vettingu, shtyhet për nesër mbledhja e komisionit

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi do të mblidhet nesër dhe jo sot siç ishte parashikuar për të diskutuar propozimet e ekspertëve për Vettingun dhe shkak për këtë shtyrje është bërë fakti se nuk ishin të përgatitura dokumentet që duhej ti paraqiteshin anëtarëve.

Vendimi është marrë nga anëtarët e këtij komisioni dhe mbledhja pritet që të jetë në orën 10:00, ndryshe nga sa ishte planifikuar për sot në orën 18:00.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm do të njihen me propozimet e ekspertëve të reformës lidhur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT mbi opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose siç njihet ndryshe Vettingu.

Gjithashtu në mbledhje pritet që të diskutohet edhe ligji për organizimin e gjyqësorit dhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion.

Kjo mbledhje pritet që të përcaktojë nëse do të ketë seancë plenare këtë javë për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mungesa e të cilit bëri të pamundur hedhjen e shortit për ngritjen e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ndërkohë, nesër kryetari i Kuvendit ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare për caktimin e një date për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit për miratimin e 7 ligjeve që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi.

Kuvendi ka dy data në dispozicion për thirrjen e seancës 25 dhe 29 gushtin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button