Home / Kosova / Stojanoviq: S’janë të gjithë serbët kriminelë

Stojanoviq: S’janë të gjithë serbët kriminelë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kë kërkuar nga politikanët e pozitës dhe opozitës që të deklarohen se kush është për kthimin e bashkëkombësve të tij në Kosovë e kush është kundër.

Ai doli këtë të hënë në një konferencë për media pasi në fshatin Mushtisht u vendos një billbord me fotografi të shqiptarëve të vrarë në luftë dhe shkatërrimet që lanë pas forcat serbe.

Sipas Stojanoviq, nuk janë të gjithë serbët kriminelë, ndërsa ata që kanë kryer krime kanë emër e mbiemër.

 Zëvendëskryeministri ka deklaruar se shumica e banorëve të Mushtishtit janë për kthimin e fqinjëve të tyre. Ai shtoi se kundër kthimit janë disa banorë të cilët kanë ndërtuar shtëpi në tokat e serbëve dhe që shfrytëzojnë arat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.