Kosova

Udhëheqësit e Vetëvendosjes marrin nënshtetësi shqiptare

Disa nga krerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë fituar nënshtetësinë e Shqipërisë, duke u pajisur me pasaporta të shtetit shqiptar.

Lajmi është publikuar në disa media, por është nga akterë të Vetëvendosjes, të cilët kanë përgëzuar kolegët e Lëvizjes në llogaritë e tyre në Facebook, siç ka bërë, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, njofton Klan Kosova.

Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë shqiptare me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button