Maqedonia

PTHP refuzon sërish kërkesën e PSP për rastin e Bozhinovskit

PTHP për hetim të krimit të organizuar dhe korrupsion që vepron në lëndën ‘Spiun’ kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, ku ndaj tij ngarkohet padi penale ‘shoqërim në krim’, ‘spiunim’, dhe ‘shantazh’, thuhet në komunikatën e PTHP-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të kompetentëve, PTHP i është drejtuar Këshillit me kërkesën që Këshilli të vendosë mbi kërkesën e ngritur nga Zyra e Prokurorit Publik për krime të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve.

Këtë lëndë e kanë kërkuar sërish PSP-ja, megjithatë Prokuroria Publike e ka refuzuar dhe thotë se do të veprojë sipas rregullores, pasi që të kthehet lënda sërish.

PSP-ja e ka kërkuar lëndën për Bozhinovskin, pasi që gazetari ka qenë i përfshirë fillimisht në lëndën ‘Spiuni”, që tashmë është nën kompetencë të Speciales.

Përndryshe Bozhinovski akuzohet për shoqërim në krim, spiunazhë dhe shantazh. Pas një kërkese të Maqedonisë, Bozhinovski u arrestua në Serbi dhe u ekstradua në Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button