Home / Bota / Amerika / Godasin përmbytjet, situatë e rëndë nga Tokio në Teksas

Godasin përmbytjet, situatë e rëndë nga Tokio në Teksas

Shira të rrëmbyer u përplasën mbi kryeqytetin japonez me mbërritjen e tajfunit “Mindulle”, që solli përmbytje të mëdha, çoi në pezullimin e shërbimeve hekurudhore dhe detyroi anullimin e qindra fluturimeve.

Edhe pse nuk është veçse një tajfun i kategorisë së parë, më e ulëta në shkallën e matjes së forcës së stuhive, “Mindulle” hodhi brenda një ore më shumë se 10 cm shi në disa pjesë të Tokios dhe zonat përreth.

10 janë të plagosurit, e ndërsa shumë banorë u këshilluan të shmangin lëvizjen për shkak të mundësisë së bllokimit të trafikut, disa turistë u treguan të guximshëm.

“Udhëtuam me makinë deri në Narita, por kur pamë se kishte përmbytje të mëdha atje, sidomos në zonat rurale, vendosëm të merrnim trenin. Menduam se ishte më i sigurtë”, tha Georgina Venman, turiste britanike.

Ndërkohë, në Teksas të Shteteve të Bashkuara, shirat rekord sollën një valë përmbytjesh të befasishme përgjatë fundjavës. Ujërat e rrëmbyera vërshuan nëpër rrugë duke ndaluar lëvizjen e mjeteve dhe paralajmërimi për episode të ngjashme vazhdon të mbetet në fuqi.

Krejt e ndryshme është panorama në Spokane të Uashingtonit, ku zjarrfikësit nuk po e fitojnë dot betejën me flakët që kanë djegur deri tani 5 struktura, përfshirë dy banesa dhe kërcënojnë me dhjetëra të tjera.

Zjarret në zonë kanë shkrumbuar 200 hektarë tokë, ndersa shkak i vatrave të flakëve që shpërthyen këtë javë në disa shtete perëndimore amerikane janë bërë thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: