Home / Parlamentare / “Vettingu” kalon në parim

“Vettingu” kalon në parim

Ligji për verifikimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është votuar në parim në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Ky komision u mblodh rreth orës 10:00 të së martës dhe pas më shumë se 5 orësh diskutime ligji u votua. Deputeti socialist, Pandeli Majko tha se në miratimin e këtij ligji, maxhoranca zbatoi me përpikmëri rekomandimet ndërkombëtare.

Por përfaqësuesi i demokratëve, Oerd Bylykbashi tha se ligji bie ndesh me Kushtetutën e miratuar me konsensus më 22 korrik. Ai tha se opozita do ta kundërshtojë këtë ligj, duke sugjeruar këtu edhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.

Por pavarësisht kësaj, pritet që në orën 18:00 të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur për senacën e jashtëzakonshme për votimin e këtij ligji.

Leave a Reply

%d bloggers like this: