Ekonomia

Gjermani: Emigrantët ndihmuan që të krijoheshin 1.3 milion vende pune

Në 2014, sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme me prejardhje të huaj krijuan 1.3 milion vende punë në Gjermani, sipas një raporti publikuar së fundmi.

Studimi, i kryer nga Fondacioni Bertelsmann, një nga organizatat më të mëdha jo-fitimprurëse në Gjermani, gjeti se rritja me 36% e vendeve të punës në dekadën e fundit, që nga 2005 emigrantët kanë ndihmuar në krijimin e 947.000 vende pune. Ky zhvillim erdhi ndërkohë që numri i emigrantëve në Gjermani u rrit me 9% për të njëjtën periudhë.

Dy vite më parë, sikurse The Washington Post cilësoi, Gjermania u bë destinacioni i kryesor më i madh për emigrantët pas Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Në e cilësuam vendin si “Toka e re e mundësive”.

Studimi gjeti se bizneset e emigrantëve përfshijnë një larmishmëri të veprimeve, ku vetëm 28% e tyre janë aktiv në sektorin e shitjeve me pakicë dhe restoranteve, duke shënuar një rritje prej 10% që nga 2005, raporton Deutsche Welle. Pjesa tjetër janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, përfshirë dhe atë të ndërtimit dhe prodhimit.

Të dhënat e reja kanë ardhur në një moment ku bisedimet mbi emigrantët dhe rolin e tyre në shoqëri kanë marrë një kthesë negative. Duke filluar që nga 2015, fluksi i qindra dhe mijërave refugjatëve nga Siria dhe të tjerë azilkërkuesve kanë trazuar politikën Gjermane. Kancelaria gjermane Angela Merkel, që ka hapur dyert e Gjermanisë për Sirianët, ka marrë një goditje të konsiderueshme politike pasi azilkërkuesit u përfshinë në incidente të ngacmimeve seksuale dhe dhunës.

Një parti e ekstremit të djathtë, kundra emigracionit ka fituar tërheqje në disa pjesë të Gjermanisë, duke ndikuar në rritjen e ksenofobisë dhe shqetësimeve mbi infiltrimin islamik. Autori i raportit shpreson që të tregojë se sa i rëndësishëm ka qenë kontributi i tyre në disa nga arritjet e fundit të vendit.

Ne duam të tregojmë me studimin tonë se emigrantët nuk kanë rrëmbyer vendet e punës, por krejt e kundërta duke krijuar vende të reja,- tha Aart de Geus, drejtuesi i Fondacionit Bertelsmann, sikurse citohet nga Deutsche Welle.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button