Home / Bota / Këshilli i Lartë Ushtarak i Turqisë: 586 kolonelë dalin në pension, ku 470 janë nga Komanda e Forcave Tokësore

Këshilli i Lartë Ushtarak i Turqisë: 586 kolonelë dalin në pension, ku 470 janë nga Komanda e Forcave Tokësore

Mblidhet sot për herë të dytë në Rezidencën Çankaya Këshilli i Lartë Ushtarak i Turqisë, kryesuar nga kryeministri Binali Yıldırım. Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Yıldırım, pas vizitës në monumentin Anitkabir, kaloi në Rezidencën Çankaya. Me aktvendimin ligjor të publikuar në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga Organizata Terroriste FETO, ishin bërë ndryshime në strukturën e Këshillit.

Në kuadër të kësaj, në mbledhjen e kryesuar nga kryeministri Yıldırım, morën pjesë shefi i Shtatmadhorisë Gjeneral Armate Hulusi Akar, zëvendëskryeministrat Nurettin Canikli, Numan Kurtulmuş, Mehmet Şimşek, Tuğrul Türkeş, Veysi Kaynak, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdağ , ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Brendshëm, Efkan Ala, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Işık, komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral Armate Salih Zeki Çolak, komandanti i Forcave Detare Admiral Bülent Bostanoğlu dhe komandanti i Forcave Ajrore Gjeneral Armate Abidin Ünal. Në mbledhje  u diskutua në lidhje me vazhdimin e detyrës së oficerëve që shihen si të përshtatshëm. Për rreth Rezidencës Çankaya janë marra masa të sigurisë me rastin e mbledhjes. Një helikopter policor fluturon mbi Rezidencën Çankaya, ndërkohë që përreth saj në gatishmëri janë autoblinda të njësitit policor për operacione speciale.

Ja vendimet që u morën sot nga Këshilli i Lartë Ushtarak të Turqisë.

Sipas vendimeve të Këshillit të Lartë Ushtarak, gjithsej 586 kolonelë dërgohen në pension, edhe atë 470 nga Komanda e Forcave Tokësore, 71 nga Komanda e Forcave Detare dhe 45 nga Komanda e Forcave Ajrore.

Kohëzgjatja e shërbimeve të oficerëve u zvogëlua në 28 vite. Sipas vendimeve të Këshillit, me qëllim të reduktimit gradual të akumulimit të oficerëve të gradës së lartë, duke filluar nga data 30 gusht 2016 zvogëlohet në 28 vite kohëzgjatja e shërbimit që parashihet për oficerët. Ndërkaq, kohëzgjatja e shërbimeve në fjalë më herët ishte 31 vite.

Sipas vendimeve në fjalë, duke filluar nga data 30 gusht 2016, rritet për dy vite kohëzgjatja e shërbimeve për 434 kolonelë, edhe atë 372 nga Komanda e Forcave Tokësore, 27 nga Komanda e Forcave Detare dhe 35 nga Komanda e Forcave Ajrore.

Në mbledhjen e Këshillit po ashtu u diskutuan edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura Turke.

Ndërkaq, sipas deklaratës nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe nga Qendra Mediatike e Presidencës së Shtetit, bëhet e ditur se vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak janë miratuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.