Home / Kryeartikull / Papa: Jemi në Luftën e Tretë Botërore

Papa: Jemi në Luftën e Tretë Botërore

papa-jemi-n-euml-luft-euml-n-e-tret-euml-bot-euml-rore_hdPapa Françesku ka dënuar ashpërsinë e luftërave që kanë përfshirë sot vende të ndryshme të botës, të cilat sipas tij kanë arritur “një nivel të frikshëm mizorie” dhe nuk kursejnë civilë të pafajshëm, gra dhe fëmijë.

“Tortura është kthyer në një mjet thuajse të zakonshëm. Këto janë frytet e luftës, sepse këtu jemi në luftë. Është Lufta e Tretë Botërore, por e copëtuar”, ka thënë Papa.

I pyetur mbi marrëdhëniet me Pekinin pikërisht në momentin kur avioni i tij po kalonte mbi Kinë, ai ka thënë: “Nëse dua të shkoj në Kinë? Sigurisht, që nesër”.

Më tej ati i shenjtë është fokusuar tek situata në Kurdistanin irakian, ku ai ka nisur dhe të dërguarin e tij, Kardinalin Filoni, për një mision. “Jam i gatshëm të shkoj në Kurdistan, ekziston mundësia”, ka thënë Papa.

Ditën e fundit të vizitës së tij në Korenë e Jugut, Papa Françesku e shfrytëzoi për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm: thirrjen për pajtim në gadishullin korean.

Njerëzit këtu, tha ati i shenjtë, duhet ta refuzojnë mendësinë e dyshimit dhe konfrontimit, e të gjejnë mënyra të reja për vendosjen e paqes.

“Mesha e sotme është, së pari e mbi të gjitha, një lutje për pajtim në familjen e madhe koreane. Në Ungjill, Jezusi na tregon sa e fuqishme bëhet lutja jonë, kur bashkohen më shumë njerëz me të. Sa e fuqishme mund të jetë ajo, kur një popull i tërë e dëshiron diçka me forcë”, u shpreh Papa Françesku.

Papa foli në shërbesën e mbajtur në Katedralen kryesore të Seulit, ku merrte pjesë edhe Presidentja Park Geun-hye, si dhe disa dezertorë nga Veriu komunist

Leave a Reply

Your email address will not be published.