Politika

Ministri Bushati filloi vizitën në Kinë: “Kina dhe Europa Juglindore nga konkurrimi në bashkëpunim”

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati filloi sot një vizitë zyrtare në Kinë, me ftesën e homologut të tij Wang Yi.

Zyra e shtypit e ministrit, njofton se vizita do të zgjasë nga 23 deri më 26 gusht. Gjatë qëndrimit në Pekin, zoti Bushti do të pritet në një takim të posaçëm nga ministri i Jashtëm kinez Wang Yi si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, më të cilët do të diskutojë bashkëpunimin dypalësh dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik.

Ministri Bushati do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive kineze dhe shqiptare, si dhe do të zhvillojë takime në Qendrën e Kërkimeve të Kompanisë Huawei dhe Zonën e Zhvillimit Industrial të Teknologjisë së Lartë Binhai të Tianjinit.

Gjithashtu, ministri Bushati do t’i drejtohet me një fjalim Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës (CASS) me temën: “Kina dhe Europa Juglindore nga konkurrimi në bashkëpunim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button