Ekonomia

Sipërmarrjet nga Lombardia, interes për Shqipërinë

Rreth 60 sipërmarrje nga Lombardia, kryesisht të vogla dhe të mesme, pjesë e Compagnia delle Opere. Këto kompani po shohin mundësitë për të depërtuar trë vendet e Ballkanit, me prioritet Shqipërinë.
Ato do të marrin pjesë në tri ekspozita të ndryshme në sektorët e ushqimit, të modës dhe teknologjisë, ku do të jenë në partneritet me sipërmarrje shqiptare si Union Bank, Expo City Tiranë, Ente Fiera, grupi Panorama etj.

Fabio Verzeri, nënkryetar dhe anëtar i CDO dhe Massimiliano Nicolini, anëtar i CDO International, do të shoqërojnë grupin e parë të 60 kompanive, gjatë fillimit të aktiviteteve të tyre në Ballkan mbështetur nga institucione dhe organizata të lidhura ose të pranishme në këtë treg.

Përfaqësimi i sipërmarrësve nga pala italiane i është besuar përveç Verzerit, edhe Umberto Daniele, i kompanisë kompjuterike “Gross Italia”, e listuar në bursën e Milanos me një qarkullim vjetor prej 1.5 miliardë eurosh.

Kompanitë takohen drejtpërdrejt në këtë organizim nëpërmjet formulës së përputhjes, nëse kompanitë lokale do të jenë të gatshme për të ndërmarrë një bashkëpunim të parë komercial, dhe pastaj në një datë të mëvonshme, sipas zhvillimeve, mund të ketë edhe një partneritet të vërtetë industrial. Parashikimet e Kompanisë së Veprave si rezultat i eksportit për vitin e ardhshëm në lidhje me këtë mision, flasin për një qarkullim minimal prej 20 milionë eurosh.
Iniciativa prezantohet së pari në takimin e Riminit, në Panairin e Riminit, ku do të marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës në Itali, Sergio Mattarella, si dhe ministri i Ekonomisë dhe emra të njohur të industrisë në Itali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button